Për më shumë se një vit gati 1300 njerëz merrnin ushqim falas çdo muaj pranë harkut të Spitalit Aleksandrovska në Sofje. “Ideja kryesore ishte të mblidheshin njerëz të gatshëm për të ndihmuar të moshuarit e sëmurë dhe të vetmuar”, tha Dejan Petrov, një nga iniciatorët. Vullnetarët filluan ta realizojnë idenë e tyre vitin e kaluar Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses falë njerëzve që gatuajnë në shtëpitë e tyre si dhe restoranteve. Dhe sot ata ëndërrojnë të marrin një kamion të vogël për të ruajtur ushqime të nxehta. Për këtë qëllim, organizatorët e veprimtarisë “Kamion për Ushqim të Nxehtë” kanë vendosur një kuti dhurimesh pranë kishës së spitalit.
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa..