Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hiqet karantina e detyrueshme për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Foto: EPA/BGNES

Me vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e epidemisë dhe masat antikovid të Shqipërisë nga data 5 maj 2021 shfuqizohet karantina e detyrueshme për të gjithë qytetarët që hyjnë në vend nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Ambasada bullgare në Tiranë kujton se për hyrje në territorin e Shqipërisë nuk kërkohet test negativ për Covid-19.

Në vend mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit. Gjoba për shkeljen e kësaj mase është 10 000 lekë (përafërsisht 80 euro).

Ndalimi i mbledhjes së më shumë se dhjetë personave në vende publike, si dhe përdorimi i detyrueshëm i maskave në të gjitha vendet publike - brenda dhe jashtë - mbetet në fuqi. Gjoba për mos respektimin e maskës është 3000 lekë për shkeljen e parë dhe 5000 lekë për shkeljen e dytë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka kandidatë të shërbejnë në ushtri

21.8% e stafit ushtarak në ushtri është i paplotësuar, pavarësisht masave të ndërmarra në fund të vitit 2024, thuhet në Raportin mbi Statusin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bullgarisë. Dokumenti u pranua për informacion nga komisioni..

botuar më 25-05-29 9.06.PD

Formacionet ushtarake në vend hapin dyert për fëmijët

Formacionet ushtarake nga Ushtria, Forcat Ajrore, Marina, Komanda e Forcave të Përbashkëta, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta Speciale do të mbajnë ditë të hapura me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ngjarjet festive..

botuar më 25-05-29 5.50.PD

Opera dhe Baleti i Sofjes prezantojnë "Elektra" në Stamboll

Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë sonte publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll. "Regjia e..

botuar më 25-05-29 5.05.PD