Ndërtimi i një shtylle të besueshme evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes duhet të jetë në përputhje me zhvillimin e NATO-s, tha Presidenti Rumen Radev në një konferencë me video të samitit B-9.
Vendet e Evropës Lindore shkëmbyen mendime dhe qëndrime të koordinuara mbi politikat e NATO-s përpara samitit të qershorit në Bruksel. Një i ftuar special në takim ishte Presidenti i SHBA Joe Biden. Për Bullgarinë, rajoni i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë, theksoi Radev. Sfidat ndaj stabilitetit në rajon kërkojnë thellimin e dialogut dhe bashkëpunimin praktik, theksoi presidenti. Pjesëmarrësit në forum deklaruan se politika e NATO-s të dyerve të hapura duhet të ruhet dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin e plotë duhet të mbështeten.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..