Nga 11 maji në transportin publik të Sofjes fillon pagesa pa kontakt e biletave dhe përdorimi i kartave të reja plastike për udhëtime në transportin tokësor. Para programit "Horizont" të Radios Kombëtare Bullgare drejtori i Qendrës për Lëvizjen Urbane Dimitër Dillçev tha se pas 17 majit, pas një vendimi të Këshillit Komunal, do të prezantohen biletat për udhëtime në transportin publik të kryeqytetit. Përmes postës elektronike ose telefonit, pasagjeri do të jetë në gjendje të ngarkojë një vërtetim të udhëtimit 60 minutash me opsione nëse është e nevojshme për të zgjatur kohën e udhëtimit me 15, 20 dhe 30 minuta.
Sipas kontratës sistemi i ri elektronik kushton 42 mln. euro. Pagimi i tij i plotë pritet të jetë mbaruar në vitin 2028.
Sistemi i ri elektronik pritet të paguhet në 2028 dhe kushton 42 milion euro sipas kontratës.
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..