Që nga 11 maji Bullgaria ka qasje të plotë në tregun e vetëm të integruar evropian të energjisë elektrike përmes platformës Day Ahead. Tani çdo biznes bullgar mund të blejë energji elektrike nga një vend i BE me një datë të dorëzimit të nesërmen. Çmimi përfshin gjithashtu pagesën e rrjetit të shpërndarjes përtej të gjithë kufijve evropianë. Marrëveshjet do të lidhen vetëm me kapacitet të lirë në të gjithë kufijtë.
Dorëzimet fillojnë përmes Greqisë. Pas disa muajsh do të fillojë së funksiouari edhe lidhja me Rumaninë. Vonesa është për shkak të pranimit të vonuar të Rumanisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Sllovakisë në tregun e përbashkët të energjisë, tha Konstantin Konstantinov, drejtori ekzekutiv i Shkëmbimit të Pavarur të Energjisë Bullgare, për programin Horizont të BNR.
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë, njoftoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel. Para..
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket gjithnjë e më reale. Të tilla sinjale vijnë si nga qeveria vendase, e cila ka deklaruar disa herë se..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ndalojë së shpalluri normën bazë të interesit pas futjes së euros si monedhë kombëtare. Kjo thuhet në një seri tjetër pyetjesh dhe përgjigjesh me të cilat banka qendrore shpjegon futjen e monedhës së..