Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallja e burrave në Tunxha

Në Kallofer, bënë homazhe për poetin revolucionar Hristo Botev dhe luajtën një valle akulli

Sivjet më 6 janar, kur bie një nga festat më të ndritshme të krishtera – Epifania ose Dita e Bekimit të Ujit , shënojmë edhe 177 vjetorin e lindjes së poetit revolucionar Hristo Botev, sipas stilit të ri. Me këtë rast atmosfera në qytetin..

botuar më 25-01-06 3.38.MD

Në Epifani, Zoti dëgjon lutjet e besimtarëve dhe Fryma e Shenjtë shenjtëron natyrën e ujit

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë  Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..

botuar më 25-01-06 4.00.PD

147 vjet nga Çlirimi i Sofjes

Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..

botuar më 25-01-04 10.10.PD