Bullgaria do të ketë tre lojtarë në badminton në Lojërat Olimpike në Tokio. Këto janë dy herë kampionet e Evropës në dyshe, Gabriella dhe Stefani Stoevi dhe Linda Zeqiri. Lajmi u njoftua për BNR nga Drejtori Ekzekutiv i Federatës Bullgare të Badmintonit Antranik Kasabjan.
Të tria atletet morën pjesë gjithashtu në lojërat në Rio de Janeiro në vitin 2016. Stoevi janë në vend të tetë në klasifikimin për Tokion dhe janë çifti i parë evropian. Linda Zeqiri renditet në vendin e 32-të për Lojërat Olimpike.
Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..
Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..