Pavell Tonev u emërua drejtor i Agjencisë “Dogana”, njoftoi Ministri i Financave Asen Vasilev në një konferencë për shtypin.
Shefja e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Galja Dimitrova, u çlirua nga posti për shkak të mbledhjes së ulët të fondeve dhe konfirmimit të ulët të akteve të auditimit. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë u emërua Rumen Specov. Detyra e tij është të rrisë të ardhurat me fokus mbi taksapaguesit e mëdhenj dhe të hiqet presioni mbi tatimpaguesit e vegjël, sqaroi Vasilev.
Ministri i përkohshëm përmendi që deri në fund të vitit, mund të duhet që shteti të emetojë deri në 1.8 miliardë euro borxh. Por ai premtoi më shumë qartësi mbi këtë temë pas disa ditësh, njoftoi BGNES.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..