Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistja e gjuhës bullgare Marie Vrinat-Nikolov mori çmimin e përkthimit “Etienne Dole”

Marie Vrinat-Nikolov
Foto: azcheta.com/

Marie Vrinat-Nikolov është mbajtësja e Çmimit për Përkthim “Etienne Dolet” për vitin 2021, dhënë nga Sorbonne. “Ky është një nder edhe për letërsinë bullgare”, shkroi shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov në Facebook.

Ai thekson se Marie Vrinat është një nga përkthyeset më të mëdha në gjuhën bullgare, njohëse e letërsisë bullgare. Ajo është gjithashtu autore e librave mbi teorinë dhe praktikën e përkthimit. Çmimi, i vendosur në emër të Etienne Dole, një humanist i madh i shekullit të 16-të, përkthyes dhe autor i traktatit të parë mbi përkthimin frëngjisht, synon të tërheqë vëmendjen e publikut për kontributin e përkthimit në kulturë dhe njohuri.

Çmimi jepet çdo vit në Sorbonne më 30 shtator me rastin e Ditës Botërore të Përkthimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin

Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..

botuar më 25-05-01 7.35.MD
Borisllav Gucanov

Një e katërta e punëtorëve në vend nuk kanë ose nuk duan një kontratë pune

25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..

botuar më 25-05-01 5.01.MD

“Inteligjenca Ushtarake” bullgare e sheh Rusinë si një forcë destabilizuese

Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..

botuar më 25-05-01 4.42.MD