Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tri Detet” do të tërheqë investime nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Katari

Foto: arkiv

Japonia, Koreja e Jugut dhe Katari janë vende që do të bashkohen gjithashtu me nismën e “Tri Deteve”, sepse përparësitë e nismës janë infrastruktura e mirë e energjisë dhe lidhja digjitale përgjatë boshtit veri-jug në Evropën Qendrore dhe Lindore. Këtë e njoftoi në një fjalim video Presidenti Rumen Radev para pjesëmarrësve në konferencën e organizuar nga Banka Bullgare për Zhvillim.

Në forumin kushtuar mundësive të mbledhjes së fondeve në Fondin e Investimeve të “Tri Deteve” marrin pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë Petër Ivanov, Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov dhe përfaqësues të kompanive të investimeve nga ShBA dhe Evropa.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektimi i protokollit të sigurisë shpëtoi një studiues bullgar në Antarktidë

Gjatë kërkimeve shkencore gjeofizike në akullnajën Kondell në Antarktidë dhe në afërsi të bazës bullgare "Shën Kliment Ohridski", fizikani bërthamor Vasill Gurev ra në një të çarë të thellë akulli. Falë protokollit të sigurisë të ndjekur dhe..

botuar më 25-02-04 9.28.PD

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë..

botuar më 25-02-03 7.40.MD

Emigrantët dhe kontrabandistët nuk kanë asnjë shans në kufirin bullgaro-turk

Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin..

botuar më 25-02-03 6.16.MD