Dita e vëllezërve Kirill dhe Metodij, e arsimit dhe kulturës bullgare është festa më e respektuar mes bashkatdhetarëve tanë nëpër botë. Një qendër fare e natyrshme të gjendjes shpirtërore festive janë shkollat bullgare, të cilat mbjellin farën e dashurisë ndaj gjuhës dhe kulturës amtare tek bullgarët e vegjël të lindur jashtë kufirit.
“Kjo është një ditë, në të cilën mund të përmendim jo vetëm bullgarët e mëdhenj, por që të gjithë bullgarët, sepse çdo një prej nesh mban një zemër të mirë bullgare”, thotë mësuesja Diana Nikollova. Ajo, bashkë me koleget e saj Jordanka Atanasova dhe Detelina Doneva nga Shkolla e Parë Bullgare “Vasil Levski” në Las Vegas - Shtetet e Bashkuara, po i përgatisin fëmijët për 24 majin dhe festën rreth përfundimit të vitit shkollor. Nxënësit janë të padurueshëm, shumë prej tyre marrin pjesë aktive në programin festiv, mbi të cilin punojnë dhe me mësuesen e valleve popullore Iva Sllavova. Por, festa aty do të zhvillohet më 30 maj, bashkë me përfundimin festiv të vitit shkollor.
Nuk ka të dhëna zyrtare sesa janë bashkatdhetarët tanë në Las Vegas. Komuniteti bullgar rritet në mënyrë dinamike gjatë 10-15 viteve të fundit dhe supozohet se tanimë numëron 7 mijë. Shkolla e Parë Bullgare “Vasill Levski” është hapur tamam përpara 10 vjetëve. Numri i përgjithshëm i nxënësve është rreth 80.
“Shumë emocionues është përjetimi, kur fillojmë përgatitjen për 24 majin - tregon mësuesja Diana Nikollova për Radio Bullgarinë . Gjithçka që ne e quajmë bullgare dhe vendase është e ngulitur në këtë festë.”
Nuk është e lehtë të mirëmbahet gjuha bullgare dhe dashuria ndaj kulturës vendase jashtë kufirit, është kategorike zonja Nikollova. Vështirësia kryesore është mjedisi thithës i gjuhës së huaj. “Por pavarësisht nga të gjitha, pasi kanë ardhur në shkollë bullgare kanë dëshirë të mësojnë gjuhën bullgare. Ne arrijmë t'i bëjmë ata ambiciozë dhe të krijojmë interes të qëndrueshëm, sepse gjuha jonë nuk mund të mësohet dhe të studiohet në kuadrin vetëm të një viti”, tregon pedagogjia. Ajo është mirënjohëse ndaj institucioneve bullgare që mbështesin shkollat jashtë vendit, por pohon se ato kanë nevojë për më shumë letërsi bullgare dhe madje edhe më shumë orë mësimore të bullgarishtes.
Rumjana Panajotova është një nga fëmijët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën gjatë vitit 2020. Për të nuk ka qenë fare gjë e lehtë të gërshetojë vizitat në shkollën e së dielës me angazhimet e saj ndaj shkollës amerikane dhe stërvitjeve në gjimnastikë. Por mundet, e inkurajuar nga prindërit e saj, të jetë e përkushtuar ndaj gjuhës dhe kulturës bullgare.
“Kjo më bën të ndjehem krenare si pjesë e komunitetit bullgar dhe të jem në gjendje të komunikoj me të afërmit, miqtë dhe të njohurit e mi - tregon vajza. Po, ne e flasim gjuhën bullgare në shtëpi me mamanë dhe babin, kur telefonojnë të afërmit tanë nga Bullgaria po kështu komunikojmë në gjuhën bullgare. Me vëllain tim dhe me motrën më shumë flasim anglisht. Mua më pëlqen shumë në Bullgari. Unë e dua shumë detin, e pëlqej arkitekturën. Dua shumë që të shkoj në Bullgari gjatë kësaj vere.”
Intervista: Maria Samiçkova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë të ofruara nga Maria SamiçkovaBullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..