Gjuha bullgare është e shenjtë dhe ruajtja e asaj që është bullgare është një përgjegjësi që kemi përpara fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre. Me këto fjalë Sabina Hristova, presidente e Shoqatës Gjermano-Bullgare “Vatra” përshkruan kuptimin e 24 majit.
“Kjo është festa më e madhe bullgare, festa, e cila na bashkon që të gjithë ne, sepse përmes gjuhës, përmes kulturës dhe anës shpirtërore që e mbart bullgari, mund të ndodhë bashkimi, afërsia e përbashkët dhe ndjeshmëria. Më në veçanti po të jetosh jashtë shtetit kjo ka një kuptim të madh për secilin prej nesh” - thotë bashkatdhetaria jonë, e cila që nga viti 2014 jeton në qytetin Papenburg, kryeqyteti i ndërtimit të anijeve në Gjermani.
Shoqata “Vatra” të cilën ajo e krijon bashkë me bashkëmendimtarë të vet, është e themeluar më 2 tetor 2020 prej bullgarëve, të cilët jetojnë në rajonin Emsland-Gjermani, kanë një arsim të lartë dhe suksese në sferën e vet të punës. Qëllimi kryesor është të thellojë marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Bullgarisë mbi të gjitha çështjet e mundshme, të cilat janë të lidhura me jetën shoqërore dhe kulturore.
“Duhet të them se qëllimi kryesor i shoqatës është të krijojë një shoqëri dhe kjo fare nuk është një punë e lehtë. Nëse mundim ta bëjmë këtë bashkim të individualiteteve të forta, i cili të punojë, të jetojë, të mësojë dhe të krijojë në Gjermani, unë mendoj se nuk ka më mirë se nga kjo”, thotë Hristova.
Dhe pavarësisht se Shoqata ekziston vetëm prej disa muajve, ajo tanimë ka ndier forcën e saj . Shkak bëhen zgjedhjet parlamentare në Bullgari më 4 prill sivjet, kur autoritetet gjermane kanë lejuar zhvillimin e zgjedhjeve në rajonin Papenburg. “Për herë të parë një etnos i huaj kishte mundësi që ta bënte këtë” - me krenari shënon Sabina Hristova, e cila qëndron në krye dhe të seksionit të komisionit zgjedhor në atë moment.
Në rajonin e qendrës gjermane të ndërtimit të anijeve jetojnë zyrtarisht të regjistruar 11 500 qytetarë bullgarë, kurse ata të cilët janë me një shtetësi të dyfishtë, njëra nga të cilat është bullgare janë 12 400 në këtë territor. Mbase janë dhe më shumë thotë Hristova dhe saktëson se si qytetarë evropianë bullgarët nuk janë të detyruar të regjistrohen në shtet tjetër nga Bashkimi Evropian.
Jam shumë krenare nga puna jonë si Shoqatë, sepse ne jemi të vetmit, bashkë me Shoqatën e etnosit turk, të cilët kemi mundësinë të bëjmë diçka, pavarësisht se mënyra e punës sonë është shumë e ndryshme sqaron bullgarja.
Në fund të çdo jave ekipi i Shoqatës Gjermano-Bullgare “Vatra” organizon “Orë për Bullgarinë”, kushtuar historisë dhe kulturës bullgare. Kanë pasur dhe një program shumë ambicioz për shënimin e tre festave të mëdha kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit, 24 majit dhe 6 shtatorit, sepse kultura jonë është kaq e madhe dhe gjithëpërfshirëse, saqë ajo nuk mund të prezantohet vetëm në një ditë. Është e domosdoshme kohë dhe këmbëngulje, që të mund të kuptohet” - është kategorike Sabina Hristova. Por ndalesat në situatën epidemike kanë ndryshuar synimet e tyre:
“Kultura bullgare këtu është e panjohur. Dhe pikërisht për shkak të këtij fakti ajo është jashtëzakonisht interesante për njerëzit. Por sfida e madhe është të tregojmë këtë kulturë në mënyrën të cilën ajo e meriton - sepse ajo është elitare dhe nuk duhet të nënvleftësohet. Por, në të njëjtën kohë duhet të jetë e kuptueshme për njerëzit, të cilët në atë moment , kur ajo është lindur dhe është zhvilluar, kanë qenë të organizuar akoma në fise”.
Tani iniciativa e shoqatës për 24 maj është e organizuar në internet faqen e tyre dhe mban titullin “Të shkruajmë dhe të lexojmë në gjuhën bullgare me autorë bullgarë”. Ideja është sesa më shumë bullgarë të ndajnë tekstet, të shkruajnë dhe të lexojnë diçka në gjuhën e tyre të nënës dhe kështu të ndihen të afërt pranë vetes së vet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe arkiv personalInstitucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..