Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sporti masiv është një investim në shëndet dhe një inkubator për sportistë të talentuar

Pandemia nga Covid-19 ndryshoi rrënjësisht procesin stërvitës të atyre të cilët ushtrojnë dhe praktikojnë sporte të ndryshme kolektive. Kufizimet për mbledhjen e njerëzve në salla të mbyllura, respektimi i distancës sociale si dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, nuk mundën t’i demotivojnë fëmijët dhe adoleshentët të cilët vazhdojnë të stërviten në futboll, sambo, xhudo, gjimnastikë ritmike e të tjera....

“Kur fëmijët janë nëpër sallat ata bëhen të organizuar dhe të disiplinuar - sqaron trajneri në sambo dhe xhudo Pllamen Petrov në një intervistë  për BNR-Vidin. Do të doja të drejtoj një apel ndaj të gjithë politikanëve - mos e nënvleftësoni sportin e fëmijëve. Kur fëmijët qëndrojnë vetëm përpara kompjuterit, nuk mund të harxhojnë energjinë e vet. Parandalimi që do t’i bëjë ata të ndihen të lumtur dhe të mos zgjasin dorë drejt cigareve, alkoolit dhe narkotikëve është sporti”.

Pllamen Petrov

Pavarësisht se nuk ka asnjë lloje nostalgjie ndaj së kaluarës, Petrov nuk mohon se, përpara ndryshimit nga viti 1989, sporti ka qenë një nga  përkëdhelësit e socializmit:

“Atëherë kishte shumë para në sport dhe Bullgaria ishte në pesëshen e parë gjatë kohës së lojërave olimpike. Nëse përsëri mundohemi të arrijmë deri në pozitat tona të mëparshme, do të na jenë të domosdoshme rreth 20 vjet që të fusim para të mjaftueshme dhe të ndihmojmë shpresat tona të reja olimpike, që të rriten dhe të bëhen kampionë.”

Tani sporti masiv është më tepër një iniciativë private dhe deri në një shkallë të madhe ushtrimi i aktiviteteve të ndryshme sportive varet nga mundësitë financiare të familjeve. Pavarësisht nga kjo nuk mungojnë dëshira dhe motivacioni, më në veçanti tek më të vegjlit.

Derisa punoj me fëmijët më bën përshtypje se në një moshë të herët, ata kanë një dëshirë të madhe të ushtrojnë ndonjë sport-thotë trajneri i shkollës për fëmijë dhe adoleshentë të klubit të Futbollit “Montana” Biser Efremov. Por, pas kësaj lidhja humbet. Kur hyjnë në pubertet, i motivojmë shumë më vështirë.”

Biser Efremov me fëmijët nga Klubi i Futbollit “Montana”

Në skuadër stërviten rreth 300 fëmijë. Çdo vit në stadiumin në qytet organizohet Festival i Kopshteve të Fëmijëve, qëllimi i të cilit është të njohë dhe të ndez në shpirtrat e vogëlushëve një shkëndijë ndaj futbollit. Kurse vajzat ëndërrojnë për hijeshinë e gjimnasteve ritmike.  Sukseset e brezave të vajzave “të arta” nuk e lënë indiferent asnjë bullgar dhe është një stimul për fëmijët  të stërviten me këmbëngulje.

Praktika shumëvjeçare si trajnere i jep mundësi kryetares së klubit të gjimnastikës artistike në qytetin Mezdra Lilia Nikollova të bëj krahasim midis asaj që rastis në këtë sport sot dhe përpara dekadave .  

“Në kohën e kaluar kishte një sistem shumë të qëndrueshëm, që fillonte akoma nga shkollat sportive të nxënësve. Pas tyre fëmijët të cilët kishin njëfarë talenti , kalonin në klubet e sporteve konkrete. Aty ishin vërejtur nga njerëzit të çdo një prej federatave dhe disa prej tyre kalonin drejt hallkave olimpike ose hynin në skuadrat kombëtare”.

Sot mungon një sistem i tillë i qëndrueshëm për seleksionim të sportistëve të talentuar nga rrethet e klubeve në masë dhe orientimi i tyre ndaj aktivitetit konkurrues. Në disa nga qytetet bullgare të rretheve mungojnë dhe shkolla sportive, pavarësisht nga fakti se janë një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme nga përgatitja e një sportisti. Mangësia e investimeve në sport po kështu ndikon mbi përgatitjen dhe nuk iu lejon të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë, i cili t’i çojë deri në shkallën e nderit të çdo një gare.

Redaktor: Joan Kolev /në bazë të intervistës së Jordanka Petrovës, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vozitësi i oqeanit Stefan Ivanov synon të kalojë Oqeanin e Veriut me një varkë me rrema

Vozitësi i njohur bullgar i oqeanit Stefan Ivanov po shkon në një shëtitje me varkë me vozitje nëpër Oqeanin Arktik, njoftoi BTA. Në vitin 2023, ai mori pjesë në një tjetër ekspeditë që vendosi 8 rekorde botërore Guinness në Oqeanin Jugor, pasi..

botuar më 24-06-20 10.07.PD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova arriti një renditje rekord në karrierën e saj në tenis

Tenistja më e mirë bullgare, Viktoria Tomova , arriti një renditje rekord në karrierën e saj. Në renditjen e përditësuar të WTA, ajo u ngjit në vendin e 63-të me gjithsej 1035 pikë. Deri më tani, renditja më e mirë e Tomovës ishte pozita e 64-të..

botuar më 24-06-17 2.44.MD
Rumen Pajtashev

Gjithmonë ka shpresë se futbolli bullgar do të largohet nga fundi

Nga sot, dashamirësit e futbollit në Kontinentin e Vjetër do të qëndrojnë para ekraneve televizive për të triumfuar me skuadrat e tyre të preferuara dhe për të ndarë bashkë edhe humbjet. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të familjarizohen me historinë..

botuar më 24-06-14 7.30.PD