Mungesa e stafit të kualifikuar dhe mbajtja e vështirë e personelit të trajnuar dhe të aftë është një nga plagët e pashërueshme në trupin e biznesit bullgar. Problemi është i përhershëm dhe daton shumë kohë përpara pandemisë nga Civid-19 dhe pasiguria absolute e cila po vazhdon afro një vit e gjysmë. Pavarësisht nga kjo, interesi ndaj punës sezonale mbetet relativisht i përhershëm, por punonjësit të cilët zgjedhin një formë të ngjashme të punës, duhet të kenë mendjen - si me zgjedhjen e punëdhënësit, kështu dhe me mundësinë të mbrojnë të drejtat e tyre, nëse kjo nevojitet. Nga korrektësia e punëdhënësit varet nëse do të mund të marrin sigurim punësimi, si dhe nëse do të jenë në gjendje të rregullojnë orët shtesë të punës, gjë që nuk bën përjashtim në punën sezonale.
Takimi me shumë njerëz të rinj, emocioni të cilin e provon, duke u gjendur në një vend të ri, si dhe pavarësia, janë tre prioritetet bazë të punës sezonale, jashtë vendlindjes.
Sfidat janë të shumta - nuk nxjerr shumë para, por mundesh që t’i ndash, nëse je kursimtar. Të sigurojnë vend për banim, ushqim dhe të gjitha - tregon përpara Radio Vidinit, punonjësja sezonale Rajna Angjellova dhe shton:
“Gjithmonë jam ndarë me punëdhënësit e mi me përshtypje shumë të mira dhe marrëdhënie po kështu të mira. Kur njeriu e di vlerën e tij dhe i vë kushtet akoma që në fillim, mund të llogarisë nëse puna e dhënë është për të apo jo”.
Një praktikë e zakonshme, për të cilën duhet të kemi vëmendjen kur fillojmë punë sezonale është se shumë shpesh punëdhënësi jo korrekt heq dorë nga marrëveshja paraprake, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurimin e punonjësve të tij.
“Shumë shpesh ndodh që ndokush të thotë se do të të sigurojë në 8 orë dhe të mos e realizojë. Në det shumë shpesh rastis të mos të kesh ditë pushimi dhe të punosh 7 ditë në javë. Por, kur u bën një llogari rrogave, të cilat janë shumë herë më të larta nga rroga minimale, ja vlen”-thotë Gjeorgji Danaillov, i cili sivjet ka zgjedhur të mbetet në qytetin e tij të lindjes, ku të kërkojë një punë më stabile.
Mendimi i imponuar se njerëzit e rinj nuk janë të aftë për të punuar, dhe për ta është me rëndësi kryesisht dëfrimi, nuk është shumë korrekt, meqenëse kjo është shumë individuale për secilin”- mendon Danaillov dhe sqaron:
“Me të vërtetë shumë nga të rinjtë, të cilët punojnë në det, janë aty dhe për të dëfryer, por secili vet duhet të llogarisë forcat dhe mundësitë e veta, më në veçanti nëse di se nesër duhet të jetë në punë që në mëngjes herët”.
Si do të ndikojë punësimi i punëtorëve sezonal në ekonomi gjatë sezonit të verës? Kjo çështje emocionon një pjesë jo të vogël nga biznesi turistik, i cili mundi t’u rezistojë sfidave dhe humbjeve të duruara, të provokuara nga pandemia. Sipas fjalëve të kryetares së Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Bullgari - Eleonora Negullova, biznesi shpreson:
“Të ketë një lëvizje dhe të kalojë vala e tretë, të kthehemi pak nga pak drejt ndonjë farë qarkullimeve, të cilat të jenë në kuadrin e 50-60% nga periudha përpara krizës. Ka një specifikë në varësi nga lloji i objekteve turistike - objektet më të vogla sikurse më mirë e përballojnë. Shpresojmë që të kemi një sezon më të mirë.”
Më i pasigurt mbetet sezoni për objektet të cilat mbështeten kryesisht tek turistët e huaj. Një fije shprese mbeten turistët bullgarë, të cilët dhe gjatë këtij viti do të preferojnë një pushim nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi.
Përpiloi: Joan Kolev në bazë të materialit të Radio Vidinit, me autor Pllamen Kocev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNESKa lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..