Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së të miratuar javën e kaluar për hetim ndërkombëtar të shkeljeve të lidhura me dhunën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe për abuzimet "sistemike" në territoret palestineze dhe në Izrael, njoftoi BGNES.
Në një listë të votave të publikuar në Twitter shihet se asnjë vend evropian nuk ka votuar në favor të hetimit. Përveç Bullgarisë, Republika Çeke, Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe gjithashtu kanë votuar kundër vendimit në OKB.
Sot, ambasadori izraelit në Sofje, Yoram Elron, e falënderoi Bullgarinë se është një nga vendet që kanë votuar "kundër" vendimit në OKB.
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën me një shumicë prej 24 votash, 9 vota ishin kundër, kurse 14 nga gjithsej 47 abstenuan.Opozita është gati të paraqesë një mocion të ri mosbesimi, të tretën radhazi. Dy të parët, kujtojmë, ishin të pasuksesshme. I pari u iniciua nga "Vëzrazhdane" me temën "dështimi në politikën e jashtme të shtetit", ndërsa i dyti ishte i partisë MEÇ me..
Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?"...
Më 18 maj rumunët do të votojnë sërish për president George Simion dhe Nicushor Dan janë dy kandidatët që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani më 18 maj. Simion, kandidati i partisë nacionaliste “Aleanca për..
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore..