Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria po ringjall bizneset me garanci qeveritare për kredi të shpejta

Foto: BGNES

Vendi po përjeton një tranzicion të qetë nga mbyllja ekonomike te ringjallja dhe rimëkëmbja. Kjo konfirmohet edhe nga niveli i papunësisë i cili te 2 qershori është 5.65 për qind. Krahasuar me një vit më parë rënia është 37 për qind, njoftoi Ministri i përkohshëm i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev.

Zbatimi i masës 60/40 për të stimuluar punësimin do të vazhdojë për dy muaj të tjerë. Deri më tani, më shumë se 700 milion euro janë shpenzuar për të. “Masa të reja vazhdojnë të zhvillohen deri në fund të vitit, në mënyrë që punëdhënësit bullgarë të ndjejnë një mbështetje solide nga shteti dhe të jenë në një nivel konkurrues me punëdhënësit nga vendet anëtare të BE”, shtoi ministri.

Bizneset e vogla dhe të mesme do të kenë mundësinë për rimëkëmbje të shpejtë dhe qasje në kapitalin qarkullues, njoftoi Ministri i përkohshëm i Ekonomisë Kirill Petkov. Me një fond prej 1.25 miliardë euro, shteti do të garantojë para bankave tregtare hua për biznesin të lëshohen që do të jepen pa kolateral.  “Kjo do të thotë që brenda 10 ditëve mund të aplikoni, vetëm nëse jeni një biznes i vërtetë me dokumente për 3 vitet e fundit, për të qenë në gjendje të merrni deri në 80 për qind të të ardhurave tuaja”, theksoi Petkov. Ministri e caktoi afatin 10-ditor të aplikimit si të paprecedent. Kreditë do të kenë një periudhë ripagimi deri në 7 vjet. Personat e vetë-siguruar do të jenë gjithashtu në gjendje të përfitojnë nga instrumenti i kredisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..

botuar më 25-06-08 4.15.MD

Euroja po vjen: efektet dhe negativet

Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme nëpërmjet raporteve të konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, të..

botuar më 25-06-05 4.08.MD

Instituti për Ekonominë e Tregut: Nga sot punojmë për veten tonë

Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, sot është e ashtuquajtura Dita e Lirisë Tatimore, informon gazetarja e BNR-së, Natalija Gançovska. Kjo do të thotë që taksapaguesit kanë mbuluar të gjitha kostot e taksave dhe sigurimeve shoqërore dhe po..

botuar më 25-06-03 2.52.MD