Për herë të parë Shqipëria po merr pjesë në Festivalin Frankofon “Soleil” në Sozopoll (Bullgari Juglindore).
Në kuadrin e edicionit të sivjetshëm u hapën dy ekspozita të ndryshme kushtuar vendit të shqiponjave - "Tungjatjeta, emri im është Tirana" dhe #BeautifulAlbania, të cilat sipas informacionit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bullgari, do të vazhdojnë deri më 08.06.
Ndërkohë, më 5 dhe 6 qershor në qytetin Kazanllëk (Bullgari Qendrore), i cili ishte mikpritës i Festës së Trëndafilit, u hap akoma një ekspozitë kushtuar Shqipërisë - "Feel Albania", shtoi Ambasada Shqiptare në Sofje.
Ekspozita "Tungjatjeta, emri im është Tirana" pasqyron bukurinë dhe shndërrimin e kryeqytetit shqiptar në një qendër kryesore të zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit, ndërsa ekspozita #BeautifulAlbania evidenton historinë, kulturën, traditat, trashëgiminë dhe atraksionet turistike të Shqipërisë .
Ekspozita e hapur në Kazanllëk "Feel Albania" i ishte kushtuar potencialit turistik të vendit të bukur ballkanik.
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..