Filloi vjelja, grumbullimi dhe blerja e qershive në rajonin e qytetit Kjustendill - kjo pjesë e Bullgarisë është afirmuar si kopshti i qershive i vendit tonë. Kurse vjelja e frutës së shijshme pritet që të zgjasë deri në mesin e muajit korrik. Qindra janë njerëzit nëpër kopshtet, fushata ruhet njëzetekatër orë nga policia. Vetëm në rrethin e Kjustendillit pikat janë mbi 60, kështu është dhe në qytetet e afërta Dupnica dhe Bobovdoll dhe përreth, ku pikët janë më shumë se 200. Rendimenti sivjet përcaktohet si mesatar ose pak nën mesataren. Për shkak të të ftohtit gjatë muajit prill varietetet e herëta ngrinë, kurse ato të mëvonshmet po kështu nuk premtojnë rendimente shumë të larta. Çmimi blerës i prognozuar për një kilogramë qershi të mbledhura është 80 stotinka /qindarka/.
Masivët e qershisë që japin fruta në rajonin e Kiustendillit janë rreth 20,000 dynymë, për një sezon vilen rreth 5000-6000 tonë fruta. Familje të tëra, të afërm janë nëpër kopshtet. Të papunët kapen të punojnë me mëditje, nëpunësit marrin pushim dhe bëhen vjelës, që të mund të nxjerrin ndonjë para. Sa i përket rendimentit të sivjetshëm, këshilltari komunal dhe shef i një kooperative bujqësore Valeri Jovev përgjithëson:
“Në të vërtetë nuk ka shumë qershi. Ka ngrirje, ka dhe një pakësim total të familjeve të bletëve. Përpara 10-15 vjetëve kur hyn në një pemishte me lule qershish, dëgjon gumëzhitjen e bletëve, derisa tani është një qetësi e plotë”. Doajeni i pemëtarisë lokale, agronomi Kirill Dimitrov, i cili njëzetekatër orë është në kopshtin e tij të qershive prej rreth 200 dynymëve po kështu e përshkruan situatën si mjaft të rëndë:
“Tek unë rendimenti është pak nën pozicionin mesatar, derisa në pjesët më të ulëta bryma i shkatërroi. Me këto çmime të ulëta blerëse prej 60-80 stotinka për një kilogram ne jemi humbës dhe pak nga pak po fillojmë të heqim dorë nga kopshtet, pavarësisht se qershitë në rrethin e Kjustendillit janë disa nga më të mirat në vend . Çmimi na vret.”
Çdo vit prodhuesit prognozojnë ekzistencën e një karteli në blerjen dhe realizimin e qershive të Kjustendillit:
“Karteli është prej shumë kohe dhe vendi nuk merr asnjëfarë masash rreth kësaj çështjeje, do ta shkatërrojmë pemëtarinë tonë gjatë viteve të ardhshme -është më se kategorik Kirill Dimitrov, i cili sqaron përpara reporterit të Radios Kombëtare Bullgare në rajon se firmat italiane e blejnë prodhimin me çmime të ulëta. Problem për prodhuesve të qershive është dhe gjetja e krahut të punës për vjeljen e rendimentit:
“Shumë nga vjelësit ikën në Perëndim, kurse ata të cilët kanë mbetur këtu po kështu duan një çmim të lartë. Ne u sigurojmë 50 stotinka për punën e tyre, ndërsa blerësi italian e merr produktin për 60 stotinka. Atëherë për çfarë t’i vjelim?”
Pandemia Covid-19 dhe fakti se udhëtohet me vështirësi, kufijtë kur janë të hapur dhe kur të mbyllur, e gjithë kjo gjithashtu është një problem, thotë Borisllav Gogev. Ai është shef i një kooperative dhe gjatë viteve të mëparshme ka eksportuar prodhimin e tij, por tani kjo nuk ka sesi të realizohet:
Unë gjithashtu eksportova tre herë në Manastirin Zografski në Malin Athos dhe në Qipro. I shpija deri në aeroportin në Sofje, ku kishte një pikë dhe mblidhte rendiment nga i gjithë vendi në një ambalazhim special. Kamioni nisej ditën e premte në drekë dhe ditën e hënë në mëngjes janë në Limasol. Tani këto gjëra nuk ekzistojnë më.”
Qershia është një fryt fitimprurës, fitohet edhe me një rendiment të dobët dhe gjatë këtyre çmimeve të ulëta, thotë kryetari i bashkisë i njërit prej fshatrave të qershive në rrethin e Kjustendillit Pllamen Iliev:
“Këtë rendiment nuk mundim ta lëmë nëpër pemë, njerëzit mundohen të marrin ndonjë farë të ardhurash.”
Reportazh: Kirill Falin, korrespondent i BNR në Kjustendill
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..