Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhin problemet e tyre dypalëshe, bëri të ditur Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev para homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Sofje, transmetoi BGNES. Janev pranoi se kazusi midis Sofjes dhe Shkupit po ngadalëson integrimin evropian të Shqipërisë, sepse tani për tani Shkupi dhe Tirana po lëvizin së bashku drejt BE-së.
Shqipëria beson se popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të afërt, tha mysafiri, i cili, pasi përshkroi marrëdhëniet e mira bullgaro-shqiptare në gjuhën e tij amtare, kaloi në anglisht mbi temën e Shkupit.
Rama theksoi se zgjidhja e kazusit është me rëndësi të madhe për Shqipërinë. "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar të përfshihemi," tha Rama, duke shtuar se Tirana mbështet si Sofjen, ashtu edhe Shkupin.
Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe mund të zhvillojë trashëgiminë e saj.Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas dhe është modeli më i mirë i gjuhës ukrainase në botë, njoftoi Ministria e Arsimit. MamayLM..
Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8..