Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE

Edi Rama dhe Rumen Radev
Foto: BGNES

Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të tërë regjionit ballkanik dhe të Bashkimit Evropian. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e fqinjëve të saj në këtë proces. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në takimin sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kreu i shtetit konfirmoi mbështetjen e vendit tonë për gatishmërinë e Shqipërisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit.

Bullgaria vlerëson lart arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin, duke përfshirë qëndrimin evropian ndaj pakicave kombëtare në vend, ndër të cilat është edhe ajo bullgare, theksoi Rumen Radev. Është me rëndësi të madhe që procesi i integrimit evropian në Ballkan të mbështetet në rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme gjatë formimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë në rajon, për të cilat Shqipëria është një shembull i shkëlqyeshëm, vuri në dukje Kreu i Shtetit.

U shpreh njëzëri mendimi se dialogu i drejtpërdrejtë dypalësh aktiv midis vendeve të veçanta, si dhe takimet e nivelit të lartë, ofrojnë një mundësi për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta për të ardhmen.

Shqipëria kërkon të përmirësojë më tej cilësinë e arsimit dhe shkencës në vend dhe do të punojë për të zgjeruar partneritetet në këtë fushë, si dhe për të tërhequr universitete të huaja prestigjioze në territorin e saj, tha Edi Rama. Kryeministri shqiptar theksoi interesin e të rinjve shqiptarë ndaj universiteteve bullgare dhe drejtoi ftesë që një universitet kryesor bullgar të hap një filial të vet në Shqipëri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Qeveria mbetet intolerante ndaj korrupsionit

Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..

botuar më 25-04-04 11.14.PD
Rosen Zheljazkov

Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit nuk kaloi siç pritej

Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..

botuar më 25-04-03 3.21.MD

Deputetët diskutojnë votën e mosbesimit ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov

“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..

botuar më 25-04-02 12.13.MD