Të gjithë ata që kanë vizituar një herë fshatin Dobërsko në Bullgarinë Jugperëndimore premtojnë të kthehen përsëri, sepse kurrë nuk ka kohë të mjaftueshme për të shkuar përreth dhe për të admiruar të gjitha pamjet e fshehura këtu. Turistët magjepsen së pari nga pamja e bukur nga fshati drejt gjithë luginës së Razllogut, malit madhështor të Pirinit dhe kodrave të buta të malit Rodope. Dobërsko është e vendosur në shpatet jugore të malit Rilla, 1050 metra mbi nivelin e detit dhe është shumë e vizituar nga turistët bullgarë dhe të huaj që qëndrojnë në vendpushimin e skive afër Bansko, vetëm 17 km larg Dobërsko.
Këtu ndodhet kisha antike "Shenjtorët Theodor Tiron dhe Theodor Stratilat", e cila ruan një mister të pazgjidhur - një pikturë murale nga 600 vjet më parë, në të cilën Jezusi sikur se është vendosur në një raketë hapësinore. Nga pikëpamja e njeriut modern, murali u ngjan shumë mjeteve të fluturimit në hapësirën kozmike, të njohura në fushën e shkencës dhe fantastikës. Kisha është interesante edhe për faktin se shumë prej skenave biblike në murale nuk janë në përputhje me kanunin e kishës. Për shembull, Shën Dhimitri dhe Shën Gjergji janë pikturuar me shtat të plotë, jo mbi kalë, siç zakonisht paraqiten shenjtorët-luftëtarë. Bën përshtypje edhe skena në të cilën mjeshtri i panjohur i afreskeve paraqet Jezu Krishtit me flokë të lidhur në një bishtalec.
Toka dhe njerëzit në Dobërsko mbajnë legjenda antike për ujin e mrekullueshëm shërues që buron në oborrin e kishës, për mbretërit bullgarë dhe klerikët ortodoksë të cilët kanë ndaluar në Dobërsko për t’u çlodhur.
Veshja pranverore e pyllit, ujërat e stuhishëm të ujëvarës aty pranë "Shtrakalloto" dhe eko-rrugët pranë fshatit tërheqin shumë turistë. Nëpërmjet publikimit tonë "Fshati Dobërsko dhe krahinat rreth tij – një gërshetim i jashtëzakonshëm i së kaluarës historike dhe natyrës përrallore" nga koleksioni i Radio Bullgarisë ju propozojmë një shëtitje në fshat dhe në monumentet vendase, në të cilën udhërrëfyesja jonë është Svetllana Dimitrova.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..
Pas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë. Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën..
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..