"Unë isha i bindur se megjithë problemet serioze dhe dallimet thelbësore, ne jemi një Komision i Përbashkët, por që nga takimi i 14-të i sotëm unë po e pyes veten nëse është vërtet kështu." Këtë e deklaroi në një konferencë bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Prof. Angell Dimitrov pas takimit.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kategorikisht bisedimet mbi tema konkrete historike. Në vend të kësaj, ajo ka propozuar një kornizë të përgjithshme teorike për multiperspektivitetin, në të cilën fetishizohet e drejta e gjithsecilit për t’i interpretuar ashtu siç dëshiron ngjarjet historike.
"Ju e kuptoni se një metodë e tillë është një shfaqje e mosdëshirës për të ndryshuar çfarëdo që të jetë në interpretimin e së kaluarës në historiografinë e vendit tonë fqinj," tha Dimitrov. Takimi tjetër i 15 është planifikuar për në mes të tetorit.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..