42 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. 1.21 për qind e 3470 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në qytetin e Sofjes - 7. Pastaj ndjekin rrethet e qyteteve Sliven, Bllagoevgrad dhe Burgas me 6 raste. Në 12 rrethet e qyteteve Vraca, Kërxhali, Kjustendill, Montana, Razgrad, Ruse, Silistra, Smoljan, Sofje, Tërgovishte, Shumen dhe Jamboll nuk janë të regjistruar infeksione të reja.
Pacientët aktivë janë 12 941. Në spital u shtruan 2284 pacientë. 247 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy pacientë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit dhe 93 njerëz u shëruan.
Vetëm 3263 vaksina kundër Covid u dhanë në po këtë periudhë, pavarësisht pikave të organizuar të vaksinimit të jashtëm. Dozat totale që u dhanë janë 1 577 024. Bullgarët e imunizuar plotësisht janë 698 734.
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..