Popullsia e Bullgarisë në këtë moment është përafërsisht rreth gjashtë milionë e gjysmë njerëz. Proceset e shpopullimit të vendit po thellohen dhe prognoza e zymtë e studiuesve tregon se deri në vitin 2040 popullsia jonë do të tretet me rreth ¼. Pritet që pas 20 vjetëve në territorin bullgar të jetojnë jo më shumë se 5 milionë e 400 mijë veta. Tendenca është e llogaritur nga specialistët, të cilët paraqitën të dhëna nga një studim i tyre mbi problemet demografike të Bullgarisë dhe pabarazitë demografike rajonale. Objekt të analizës janë të dhënat ekzistuese përpara fillimit të Kovid-pandemisë botërore gjatë vitit 2020.
Në Bullgari mungon kontingjenti i ri aktiv i popullsisë, kurse në të njëjtën kohë vendi ynë është në vendin e parafundit për nga jetëgjatësia në Bashkimin Evropian - theksojnë në raportin e vet studiuesit. “Në vend të dytë është problemi i pabarazive ekonomike dhe sociale të palogjikshme territoriale. Pikërisht për shkak të kësaj sistemi po fillon të qëndrojë në një vend, mungon ekuilibri”- sqaron docenti Georgi Bërdarov nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, i cili është mes autorëve të sondazhit përfaqësues demografik. Sipas fjalëve të tij, rreth 200 mijë bullgarë janë kthyer tek ne gjatë kohës së pandemisë, çështja është nëse ka se çfarë t’i mbajë këtu pasi ajo të përfundojë.
“Përpara pandemisë vendi ynë qe në vend të parë për sa i përket vdekshmërisë jo në Bashkimin Evropian, por në të gjithë Evropën, dhe në një nga vendet e para në botë - vë në dukje analizuesi. - Nuk ka njësi administrative në Bashkimin Evropian, në një nivel rrethi, ku vdekshmëria të tejkalojë 20 për një mijë, madje aty nuk ka vdekshmëri 15 për një mijë (numri i rasteve të vdekjes për 1000 veta popullsi). Kështu ne në mënyrë drastike, në një plan negativ, e tejkalojmë botën e zhvilluar. Këtu ka bashki, në të cilat vdekshmëria madje i tejkalon 50 për një mijë. Shkaqet për një vdekshmëri tepër të lartë tek ne janë në kolapsin e plotë të kujdesit shëndetësor në disa vende, në mungesën e një popullsie të re dhe aktive, e cila të ndihmojë për përparimin ekonomik, si dhe varfëria thelluese, gjë që nuk lejon parandalimin e sëmundjeve të shërueshme".
Edhe në nivelin e rrethit dhe në atë komunal, askund në vend nuk ka një territor me një rritje natyrore pozitive të popullsisë, kurse njerëzit në një moshë mbi 65 vjeç të jenë më pak se 20% nga popullsia, venë në dukje analizuesit.
“Një tendencë shqetësuese është jo kaq pakësimi i dendësisë së popullsisë, por fakti se, për 20 vjet popullsia e qytetit do të arrijë 79%” - shton docentja Nadezhda Ilieva nga Akademia Bullgare e Shkencave.
“Zhdukja e vendbanimeve dhe zvogëlimi i popullsisë çojnë deri në shfaqjen e të ashtuquajturave shkretëtira demografike - territore, ku dendësia e popullsisë është nën 10 person për kilometër katror. Kurse gjatë vitit 2040 ata do të jenë 69% nga territori i Bullgarisë. Deri në vitin 2016 këta kanë qenë 23% nga territori. Një tendencë shqetësuese është se po rritet numri i vendeve të populluara pa një popullsi të aftë për punë dhe deri në vitin 2040 këto do të jenë rreth 40% nga fshatrat. Praktikisht ato janë të dënuar të zhduken. Shkencëtarët po kërkojnë gjithashtu rrënjët e trendëve negative të raportuara. E zbulojnë në modelin e shoqërisë bullgare, e cila në vend që të ndërtojë mbi atë që është arritur, tenton të fillojë nga e para. Kjo po vihet re prej më shumë se një shekulli - në vitet pas Çlirimit (1878) dhe deri më sot. Vendi ynë vazhdimisht i fillon reformat që në fillim dhe ky është një problem i madh, i cili ndikon mbi çdo një sferë të jetës - përgjithëson docenti Georgi Bërdarov. - Nuk është për tu nënvleftësuar dhe fakti se vendi ynë është në mes të 10% nga shtetet me kushte më të favorshme për jetesë në të gjithë botën. Ndryshimet e klimës dhe mbipopullimi i planetit do ta bëjë territorin tonë një vend gjithnjë e më tërheqës për të jetuar.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..