Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e pothuajse të gjitha restoranteve në qytet.
Si pjesë e fundjavës së midhjeve, në ishullin Shën Anastasia organizohet “Dita e Detit të Pastër”. Me këtë rast, në orët e para të së dielës, palombarë nga Klubi “Miq të Detit” - Burgas do të pastrojnë shtratin e detit përreth ishullit.
Gjatë fundjavës së midhjeve, miqtë e ishullit Shën Anastasia mund të provojnë midhjet e pjekura. Veçmas, ata kanë mundësinë të shijojnë birrën speciale bimore të ishullit, limonadë mjalti të bërë në shtëpi me gjethe mente të freskëta dhe pjata të tjera të shijshme në restorantin e ishullit. Për humorin e mirë të turistëve do të kujdesen muzikantët e Grupit “Goresht Pjasëk” (Rëra e Nxehtë).
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..