Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekziston një dialog midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i rëndësishëm dhe mik i ngushtë, prandaj zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është me rëndësi për Bullgarinë. Kjo kërkon kontakte të rregullta, dialog dhe bashkëpunim, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. “Të dy shtetet duhet të zgjidhin çështjet e diskutueshme nëpërmjet dialogut” theksoi Kryeministri Zoran Zaev.

Delegacioni maqedonas në përbërjen e të cilit ishin edhe Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, u takuan edhe me Kryeministrin e përkohshëm Stefan Janev dhe me liderët e partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare. “Delegacioni i kryesuar nga Kryeministrin Zaev erdhi me propozime konkrete, të cilat do t’i shqyrtojmë në mënyrë profesionale ditët në vijim”, tha Janev.

Vizita e Kryeministrit Zaev është pak përpara mbledhjes së Këshillit Evropian për Çështjet e Përgjithshme, i cili do të zhvillohet të martën e ardhshme dhe do të diskutojë fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën për anëtarësimin në BE. Pozita e Bullgarisë është se korniza negociuese nuk plotëson kërkesat e vendit tonë, por sipas Janev dhe Zaev ekziston një dialog në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Delegacioni maqedonas mbetet në Sofje edhe sonte, kur bisedimet do të vazhdojnë në një mjedis joformal.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozitë dokumentare kushtuar Çlirimit të Bullgarisë hapet në të hapur në Sofje

Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..

botuar më 25-02-28 9.45.PD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..

botuar më 25-02-28 9.38.PD

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD