Për vit të shtatë të radhës bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Data zyrtare është 21 qershor, por ngjarjet të cilat i kushtohen festës zakonisht fillojnë ditë të tëra përpara kësaj. Ashtu si dhe gjatë vitit 2020, ajo do të shënohet në një kohë kur pandemia nga Covid-19 vazhdon të ndryshojë mënyrën e jetesës së njerëzve në të gjithë botën, lexojmë në sajtin e OKB-së. Duke theksuar dëmtimin mbi shëndetin fizik dhe mendor, në festimin e sivjetshëm të Ditës Ndërkombëtare të Jogës, organizata botërore përqendrohet në "Jogë për mirëqenie" - si praktikimi i jogës mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të secilit prej nesh.
Në Bullgari dhe në vende të ndryshme nëpër botë akoma përpara ditëve u zhvilluan praktika masive të jogës jashtë dhe në internet. Ngjarja qendrore tek ne është ditën e diel, 20 qershor midis orëve 16:30 dhe 20:30. Vendi të cilin e kanë zgjedhur organizatorët është hapësira përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Janë parashikuar prezantime, praktika në hata jogë, pranajama, relaksim e të tjera.
Dita Ndërkombëtare e Jogës shënohet dhe në qytete të tjera të vendit akoma që nga viti 2015, kur në mënyrë spontane bashkohet Instituti Kulturor i Plovdivit dhe fillon të organizojë një festim të sinkronizuar në qytet. Ky shembull është i ndjekur më pas me një entuziazëm modest nga shkollat dhe praktikuesit e jogës në një numër qytetesh të tjera - Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Pernik. Gjatë viteve numri i qyteteve pjesëmarrëse po shtohet, po përfshihen dhe disa fshatra. Sivjet festa do të shënohet në 43 vende të populluara, gjatë respektimit të të gjitha masave për një mbrojtje kundra virusit. Festimet e Ditës Ndërkombëtare të Jogës në Bullgari realizohen nën patronazhin e Ambasadorit të Republikës së Indisë Shkëlqesisë së Tij Sanxhaj Rana. Ngjarja organizohet nga Ambasada e Republikës së Indisë në bashkëpunim dhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të një sërë organizatave qeveritare dhe joqeveritare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / @idayofyogabulgaria, EPA/BGNES
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..