43% e bullgarëve janë hasur deri tani me koronavirusin, tregon një sondazh kombëtar i një prej zinxhirëve më të mëdhenj të laboratorëve në vend. Ky nuk është një studim përfaqësues kombëtar, saktësoi dr. Nedjalko Kallëçev për BNR. Janë testuar mostra të zgjedhura rastësisht të njerëzve që i kanë vizituar laboratorët për raste të ndryshme në fund të majit dhe në fillim të qershorit.
Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e bullgarëve që hasën virusin në valën e parë kanë një nivel të mirë të antitrupave. Rezultate të dobëta pozitive kanë vetëm 4% e mostrave, tha Kallëçev. Të dhënat për Jamboll(Bullgari Juglindore) tregojnë 56-57% njerëz të cilët janë hasur me virusin, Pazardxhik kryeson renditjen me 62%, ndërsa për kryeqytetin rreth 1/3 e mostrave janë pozitive për praninë e antitrupave.
Në kuadrin e një muaji do të jetë e qartë se çfarë është niveli i imunitetit kolektiv në vend. Për këtë qëllim ka filluar një procedurë për mbledhjen e të gjithë informacionit në rrjetin shëndetësor, njoftoi ministri i përkohshëm dr. Stojço Kacarov.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..