Para mbledhjes në Këshillin Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev komentoi se muajin e gjysmë të fundit Bullgaria ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga partnerët evropianë që pikërisht në këshillin e sotëm të nisen negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit. Në momentin e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës.
"Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, në maj, Bullgaria ishte në izolim, e akuzuar për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë," tha Radev, duke shtuar se qeveria e përkohshme ka bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar kohën e humbur gjatë viteve.
Sipas Kreut të Shtetit, Bullgaria ka një pozicion të qartë për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit. "Erdhi koha të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi në zgjidhjet pragmatike," tha ai, duke paralajmëruar se presioni ndaj Bullgarisë do të vazhdojë.
Rumen Radev ka theksuar gjithashtu se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut "përpara se të jemi të bindur se fqinji ynë nuk do të ndërtojë identitetin e vet mbi vjedhjen e historisë bullgare," thuhet në njoftim.Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha..
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime..
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për..