Më 26 qershor 1879, nipi i perandorit rus Aleksandri II, Aleksandri I Batenberg, i lindur në Verona (Itali), u betua para Legjislaturës së Parë të Kuvendit Popullor në Tërnovo dhe mori udhëheqjen e Principatës së Bullgarisë. Me këtë rast, u krijua një medalje përkujtimore, me të cilën janë dekoruar rreth 200 veta.
Aleksander I Batenberg ishte Princ i Bullgarisë në periudhën 1879 - 1886. Para kësaj, ai ka marrë pjesë si vullnetar në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877 - 1878). Pas nënshkrimit të Traktatit të Berlinit në vitin 1878, me rekomandimin e perandorit rus dhe me pëlqimin e Fuqive të Mëdha, ai u zgjodh Princ bullgar nga Legjislatura e Parë e Kuvendit Popullor më 17 prill 1879.
Më shumë hollësi për personalitetin e Aleksandër I Batenberg mund të lexoni në publikimin tonë nga koleksioni i Radio Bullgarisë “155 vjet nga lindja e kreut të parë të shtetit bullgar – Aleksandër Batenberg”.
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..