Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të infektuarit me Covid për ditë mbeten nën 1 për qind

Foto: pixabay

115 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Kjo përbën 0,57 për qind e 20 035 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Ekzistojnë 34 teste pozitive në kryeqytet, 11 në Bllagoevgrad dhe 10 në rrethin e Sofjes. Në rrethet e tjera të vendit numrat e të infektuarve janë të vogla. Asnjë rast i ri nuk u regjistrua në 7 rrethe.

Rastet aktive të regjistruara janë 9364. Në spital u shtruan 1517 pacientë. 186 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 13 njerëz me Covid-19 të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. Të shëruarit janë 117 njerëz.

8102 janë vaksinat e bëra për 24 orët e fundit. Dozat e administruara janë tashmë 1 735 675. Deri tashti 790 901 nga të vaksinuarit janë të imunizuar plotësisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD