Edicioni i 68-të i sivjetshëm i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë fillon sot, 30 qershor, në Sofje në orën 6 të mbrëmjes. Gara fillon me një prolog prej 1 km rreth Katedrales “Aleksandër Nevski”. Garuesit do të fillojnë në interval prej 30 sekondash, dhe kështu spektatorët do të jenë në gjendje të njihen me pjesëmarrësit në turne. Pas kësaj, kolona me çiklistët do të kalojë përmes Borovec Plovdiv, Beklemeto, Trojan, Shipka, Sliven, Burgas, Karnobat dhe do të përfundojë në Gabrovo më 5 korrik. Një total prej rreth 770 kilometra do të kalohen.
Turi i parë Çiklistik i Bullgarisë u organizua në vitin 1924.
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..