Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Apel për vaksinim më të gjerë

| rinovuar më 21-07-02 4.31.MD
Foto: BGNES

Vera është më e përshtatshme për një përpjekje kombëtare për të dalë nga pandemia. Bëhet fjalë për diçka të thjeshtë dhe të provuar - të vaksinohen më shumë njerëz. Për këtë bëri thirrje Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov në një takim me Këshillin Publik në mbështetje të fushatës informuese për vaksinimin.

“Besimi mes komunitetit rom është shumë i ulët, veçanërisht në vaksinat e ARN. Njerëzit i besuan pseudo-informacionit  se ato ndryshojnë ADN-në dhe mund të programojnë njeriun”, tha prifti Zahari Atanasov nga rrjeti kombëtar i ndërmjetësve shëndetësor. “Myslimanët nuk janë skeptikë, por duket se deri në këto vendbanime nuk arrihet fare. Nuk ka një fushatë të mirë sqaruese dhe nivelet e vaksinimit janë të ulëta”, tha një përfaqësues i Kryesisë së Myslimanëve.

Vetëm 30% janë mjekët e vaksinuar, fëmijët e imunizuar mbi 12 vjeç janë vetëm 3.5%.

Anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Vaksinimit, i cili zëvendëson Shtabin Kombëtar të Vaksinimit, që u mbyll, do të jenë kryesisht  personalitete të njohura dhe ekspertë. Këshilli i ri do të ketë detyrën t’i bindë njerëzit të vaksinohen. Qëllimi është që të arrihet në një përqindje më të lartë të të vaksinuarve vjeshtën, për shkak të valës së re të Covid-19 që po afrohet, njoftoi reporterja e BNR Anelia Xhambazka.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka përmbushur kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë prej 3% deficit buxhetor

Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e deficitit buxhetor për vitin 2024, sipas metodologjisë së BE-së. Në vitin 2024, sektori..

botuar më 25-04-23 9.14.PD

Mbrojtja evropiane ofron mundësi për prodhuesit bullgarë

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..

botuar më 25-04-23 5.10.PD

Parashikimi i motit për 23 prillin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..

botuar më 25-04-22 7.35.MD