Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

5 vende kulti për “turizmin dark” në Bullgari

Foto: Veneta Nikollova

A mund që turizmi të jetë i zymtë, të na ngjallë kujtime dhe emocione të dhimbshme? Përgjigjen do ta gjeni në interesin e madh ndaj uzinave të vjetra të braktisura, godinave administrative, spitaleve, kishave, madje dhe ndaj fshatrave fantazmë të ngrira. Bullgaria është një minë e artë për kërkuesit e të ashtuquajturit Dark Tourism /turizëm i zymtë/ me infrastrukturën e vet të lënë pas dore nga koha e socializmit dhe me godina, stadiume, shkolla nga kjo epokë që janë në shkatërrim të sipër. Jo rastësisht vendi ynë ka figuruar në pozicionet drejtuese në faqet e huaja të specializuara në këtë lloj udhëtimesh.

Shikoni 5 propozimet tona për “turizmin dark” në Bullgari:

1.  Monumenti i Buzlluxhës  

Ai është i përfshirë në kualifikimin ndërkombëtar për “33 vendet më të bukura dhe të braktisura në botë” dhe vizitohet prej mijëra turistëve çdo vit. Konstruksioni prej betoni e të ashtuquajturës Shtëpi-Monument të Partisë është ndërtuar gjatë vitit 1981 dhe është e kurorëzuar nga një shtyllë 70 metrash, nga maja e së cilës, më afër tek yjet, vezullojnë 2 pentagrame  gjigande të kuqe rubini. Sot kjo çudi e arkitekturës socialiste, e cila ka zbarkuar si një disk fluturues në majën e malit, është duke u shkatërruar në pritje të rivendoset në bazë të një projekti ndërkombëtar. 

2. Kampi i përqendrimit në ishullin Persin

Gjatë kohës së komunizmit mbi 8 000 bashkatdhetar tanë /në bazë të të dhënave jozyrtare/ - kryesisht përfaqësues të inteligjencës, takojnë vdekjen e vet në kampin e përqendrimit në ishullin Danubian – Persin. Një urë ponton dhuruar personalisht nga Stalini, e lidh dhe sot bregun e qytetit Belene me ishullin, ku gjenden gjurmët e pakta të pashlyeshme nga i ashtuquajturi kamp arsimor dhe edukativ  i punës. Vendi është i arritshëm për turistët.

3. Kisha e mbytur në digën e Zhrebçevo 

Në Bullgari ka afro 3 mijë diga të mëdha dhe të vogla dhe që të gjitha ato kanë qenë të ndërtuara gjatë periudhës së socializmit. Qindra vendbanime bullgare me një arkitekturë të bukur dhe histori të pasur fshihen përgjithmonë nga stuhia e ujit. Një prej tyre është fshati Zapallnja me kishën “Shën Ivan Rillski“ Sot, vetëm tempulli i mbytur dëshmon për lulëzimin e dikurshëm të kësaj pjese piktoreske të Luginës së Trëndafilave.

4. Liqeni i mermertë afër qytetit  Brezovo

Ngjyra e tij ka një nuancë të lehtë blu - jeshile, kurse uji është i rrafshët si qelq. Por, ky nuk është një krijim i natyrës. Liqeni është i vendosur në malin Sredna Gora, dhe përfaqëson një gurore të braktisur mermeri nga koha e  socializmit, e cila pak nga pak është plotësuar me  ujë shiu, kristaltë të pastër të filtruar natyrshëm. Thellësia e tij arrin deri më 20 metra. Vendi është një magnet për adhuruesit e dark turizmit dhe të kërkuesve të pamjeve të pazakonshme. 

5. Fshati Gorno Llukovo

Vendi ynë fsheh thesare të vërteta për adhuruesit e turizmit dark - këto janë qindra mijë vendbanime të shpopulluara me kisha të shkatërruara dhe shtëpi të vjetra prej guri, tërë barëra të këqija dhe dredhka, në ngjashmëri të pallatit të Bukuroshes së fjetur. Një vend të tillë magjepsës janë fshatrat  në afërsi të kufirit Gorno dhe Dollno Llukovo në Rodopet Lindore që sikurse kanë fjetur gjumin e vet të përjetshëm. Vendi ka filluar të shpopullohet akoma gjatë periudhës së socializmit, kur populli shpërngulet në qytetet e afërta në kërkim të një jetese më të mirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD