Ruleta zgjedhore po rrotullohet përsëri. Shtetasit bullgarë zgjedhin deputetë për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor. Procesi demokratik zgjedhor në vendin tonë ka traditat e veta. Që në vitin 1879 pak pas Çlirimit nga zgjedha osmane, Bullgaria kishte një legjislacion modern zgjedhor të hartuar sipas standardeve të Evropës, thekson Dr. Svetosllav Zhivkov, kryeasistent në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Në praktikën fillestare zgjedhore bullgare ishte tepër delikate çështja për formimin e zyrave zgjedhore ku votimi zhvillohej në mënyrë direkte. Si zgjidheshin ata të cilët duhej të organizonin procesin zgjedhor dhe çfarë ishte aktiviteti zgjedhor në fillim të shekullit XX mund të lexoni KËTU.
Sot për herë të parë zgjedhësit bullgarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit detyrimisht me makina. Sidoqoftë fletët e votimit nuk hyjnë në histori. Më se 7 milion fleta të votimit u shtypën për seksionet me më pak se 300 zgjedhës, si dhe për sigurim në rast ndonjë avarie me makinat. Kur u aplikuan fletëvotimet e para të shtypura dhe sistemi proporcional zgjedhor dhe çfarë do të thotë preferenca e shumëfishtë negative? – tregon pjesa e dytë e intervistës së Dr. Svetosllav Zhivkov.
Pasqyra e karakteristikave historike të procesit zgjedhor në vendin tonë në mënyrë logjike na çon në kohën e socializmit dhe në ringjalljen e proceseve demokratike që pësoi në fund të shekullit XX. Si zgjidheshin parlamentet në një regjim pa parti dhe a arritën politikanët pas vitit 1989 t’u japin vazhdimësi traditave demokratike? – shpjegon pjesa e tretë e botimit “Bullgarët nuk votojnë që nga dje” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe..