Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më se 1200 sportistë do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Hendbollit në Varna

17 000 fjetje do të realizohen në kryeqytetin tonë detar gjatë veprimtarisë sportive

Foto: bulgarianhandball.eu

Nga 13 deri më 18 korrik në Plazhin Jugor të qytetit Varna do të mbahet Evro 2021 i hendbollit të plazhit për meshkuj dhe femra. Në kampionat do të marrin pjesë më se 1200 sportistë, 70 arbitra dhe delegatë dhe  230 vullnetarë. Sportistët dhe miqtë e Evro 2021 do të akomodohen në më se 800 dhoma në 8 hotele të qytetit. Lidhur me këtë, në kryeqytetin tonë detar do të realizohen mbi 17 mijë fjetje. Mbi 90 për qind e fondeve të parashikuara për organizimin e ngjarjes do të investohen në vetë qytetin, tha para BGNES Presidenti i Federatës Bullgare të Hendbollit Rosen Dobrev.

Kampionati mbahet në një vit jubilar për Varna. Në 2021 qyteti feston 100 vjet nga shpallja e tij zyrtare si një vendpushim bregdetar. Euro 2021 e hendbollit në plazh është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në qytet në vitet e fundit.

Sipas Dobrevit kampionati do të kontribuojë për popullarizimin e Varnës, bashkë me pushimoret e afërta dhe do të ndihmojë zhvillimin e ardhshëm dhe afirmimin e tërë rajonit si një destinacion turistik.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD

Skuadra nga 19 vende në Festivalin e Gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç në Burgas

Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..

botuar më 24-09-22 10.32.PD