Dita elektorale, në të cilën shtetasit bullgarë zgjedhin deputetë për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor filloi në orën 07:00 dhe do të zgjatet deri në orën 20:00 orë bullgare. Në zgjedhje sot marrin pjesë 15 parti dhe 8 koalicione. Të drejtën për të zgjedhur përfaqësues popullorë kanë personat me shtetësi bullgare në vend dhe jashtë shtetit, që kanë mbushur 18 vjeç te data e zgjedhjeve.
Personat me statusin e banorëve të përhershëm të Republikës së Bullgarisë, të cilët nuk janë shtetas bullgarë, nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për përfaqësues të popullit.
240 vendet në parlamentin bullgar plotësohen nga deputetët e zgjedhur në 31 zona elektorale shumë-anëtarësh. Kjo bëhet mbi bazën e numrit të votuesve me adresë të përhershme në zonën përkatëse. Numri minimal i mandateve, i cili duhet të garantojë pluralizmin politik, për një rajon është 4.
Pas aktivitetit rekord zgjedhor të shtetasve bullgarë jashtë shtetit në prill, për votën e sotme jashtë shtetit u hapën pothuajse dy herë më shumë seksione – 784, krahasuar me 465 në votimin e mëparshëm. Atëherë të drejtën e tyre të votimin e ushtruan 50.61 për qind nga shtetasit bullgarë.
Zgjedhjet e parakohshme të sotme janë zgjedhjet e 12-të radhazi parlamentare në Bullgari, pas fillimit të ndryshimeve demokratike në vitin 1989. Votimi i parakohshëm më 11 korrik erdhi pas zgjedhjeve më 4 prill 2021. Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor nuk arriti të formonte një qeveri.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill, një ish-mësues, tani pensionist, i cili me gruan e tij ka dy prona në Bullgari, merr kujdes më të..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së..