84 janë të infektuarit rishtas me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.6% e 13 968 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në kryeqytet testet pozitive janë 22, në Plovdiv - 13, në Burgas - 8. Në 6 rrethe nuk ka pacientë të rinj. 7542 janë të infektuarit aktivë. 727 pacientë u shtruan në spital. 94 pacientë janë në kujdesin intensiv. 361 njerëz u raportuan të kuruar. Katër njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. 12 034 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Dozat e dhëna tashmë janë 1 884 934. 862 664 persona kanë përfunduar imunizimin.
Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve të qytetit, ku pesë tenda ekspozite do të paraqesin prodhimin e 16 shtëpive botuese bullgare...
Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha automjetet për riparim emergjent të një nyjeje në pjesën e pariparuar të objektit. Me zbatimin e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me re të dendura në rajonet lindore, dhe rreth dhe pas mesditës mbi rajonin e maleve Rilla dhe..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..