8 474 shqiptarë kanë marrë miratim të aplikacioneve të tyre për origjinë bullgare që nga fillimi i vitit 2015 deri më 7 korrik 2021. Shqiptarët janë në vendin e pestë midis të huajve me rrënja të njohura bullgare. Përpara tyre janë vetëm Maqedonia e Veriut, Ukraina, Moldavia dhe Serbia, sipas Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë. Refuzimet janë 650. Më shumë se 2/3 prej tyre janë nga viti 2015. Rekordi i numrit të aplikacioneve të miratuara është në vitin 2016 - 2057. Të njëjtin vit refuzimet janë 73. Për shkak të procedurës së ngadaltë disa nga ata të cilët kanë marrë certifikatën e tyre të origjinës bullgare ende nuk e kanë përdorur për të marrë shtetësinë.
Maqedonasit me aplikime për origjinë bullgare të miratuara nga Agjencia gjatë periudhës së njëjtë janë 41 855, aplikacionet e miratuara të serbëve janë 8 688, të ukrainasve - 16 018 dhe të moldavianëve - 9 098.
Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë 140 fëmijë. Ashtu si dhe qendra të tjera arsimore bullgare nëpër botë, edhe "Danubi" që nga..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..