Edhe pse me të ardhura të ulëta, jetonim më mirë përpara shfaqjes së pandemisë, sesa tani - thotë një muzikant i njohur bullgar. Puna jonë u pakësua shumë, por llogaritë e faturave për ujë dhe korrent ecin çdo muaj, kurse nëpër dyqane çdo gjë po shtrenjtohet, disa nga gjërat më të domosdoshme u bënë me çmime të dyfishta....
I njëjti problem emocionon pjesën më të madhe të ekonomive shtëpiake bullgare të cilat në krahasim me një vit mbrapa, tani jetojnë me të ardhura më të ulëta dhe të pasigurta. Vërejtja mbi tregun e punës e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë llogarit një rritje prej 22% për këtë vit të njerëzve, të cilët janë të punësuar me pagën minimale. Kjo do të thotë se me rreth 40 mijë më shumë se vjet janë punonjësit me një rrogë minimale të punës, që në Bullgari është 650 leva /332.34 euro/. Bëhet fjalë për përgjithësisht 493 mijë bullgarë. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e domosdoshme për mirëmbajtje janë rritur dhe gjatë muajit qershor 2021, që të mund të mbulohen shpenzimet mujore, për një person kanë qenë të nevojshme 1069 leva /547 euro/
Nga Instituti për Studimin e Tregut të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë llogarisin se rreth 700 mijë punonjës në Bullgari çdo ditë punojnë nga 8 orë e më shumë, kurse në fund hyjnë në kategorinë “të varfrit që punojnë”, meqenëse rroga e tyre është e barabartë ose e përafërt me atë minimale. “Kjo për ne është një problem fondamental i funksionimit të ekonomisë së tregut” - saktëson Pllamen Dimitrov, president i organizatës sindikaliste dhe shpjegon se çfarë përbën treguesi “Rrogë për mirëmbajtje”:
“Ai është një masë bazë e të ardhurave nga puna, e cila i lejon punonjësit të emëruar në punë, një standard jetese të pranueshëm social. Me fjalë të tjera rroga duhet të mjaftojë që të mund të sigurohet pjesëmarrja aktive e punonjësit në jetën sociale - para për kohën e lirë, përveç për ushqim dhe strehë. Në Komisionin Evropian dhe në Parlamentin Evropian po shqyrtohet në mënyrë intensive projekti i Direktivës për rrogë aktuale minimale të punës në bashkësi.
Këmbëngulim që në këtë Direktivë të bëhet më i qartë angazhimi i shtetit - anëtar, që të mund të arrijë rroga minimale e punës deri në nivelin “rrogë për mirëmbajtje” në një afat të shkurtër 4-5 vjet”.
E parë përmes prizmit të shportës së konsumatorit “rrogë për mirëmbajtje” përbën një orientir për nivelin e pagimit, që duhet ti lejojë familjes shpenzime për ushqim, banesë, arsim, veshje, transport, komunikim, si dhe pushim dhe kohë të lirë.
“Shpenzimet për ushqim tek ne janë mbi 36% nga shpenzimet e përgjithshme për familjen, ku vetëm 6% prej tyre janë shpenzime për ushqim, të përgatitur në lokalet për ushqim - thotë Violeta Ivanova, zëvendës-drejtoresh[ e Institutit për Studime Sociale dhe Sindikaliste.
35% nga ekonomitë shtëpiake në vend kanë pasur mundësi të mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtje gjatë vitit 2020. Shporta e konsumatorit përfshin 479 mallra, mes të cilave afro 1/3 janë ato ushqimore. Në llogaritjen “rrogë për mirëmbajtje” nuk përfshihet përdorimi i alkoolit dhe i duhanit. Çmimet e mallrave ushqimore gjatë këtij viti në Bullgari janë rritur me 3%, kurse të atyre jo ushqimore me afro 2%. Një rritje të çmimeve ka tek yndyrat shtazore dhe bimore, ku vetëm vaji është me një rritje prej rreth 25%. Sa më shpejt që rriten çmimet e mallrave të domosdoshmërisë së parë, kaq më shumë pakësohen shpenzimet për grupet e tjera në shportën e konsumit”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..