"Republikë e Shenjtë dhe e Pastër" – për një Bullgari të tillë ëndërronte Apostulli i Lirisë - njeriu, i cili udhëtonte nëpër të gjithë territorin e saj që të themelojë komitetet revolucionare dhe të përgatisë atdheun për lirinë e tij. Sot, 18 korrik 2021, festojmë 184 vjeç nga lindja e Vasill Ivanov Kunçevit - Levski. Pranë vendeve që kujtojnë personalitetin dhe veprat e tij do të shtohet akoma një - në Bullgarinë Verilindore. Sonte banorët dhe mysafirët e Bashkisë së Vetrinos do të inaugurojnë monumentin e Vasill Levskit dhe do të vendosin kurora si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje.
Dita në të cilën ka lindur heroi ynë kombëtar është veçanërisht solemn për qytetin e tij të lindjes Karllovo. Këtë vit atje zhvillohet Tubimi i XXX Popullor, kushtuar 184 vjetorit të lindjes së Apostullit të Lirisë dhe festës së qytetit.
Dita festive do të fillojë me një liturgji solemne në tempullin "Shën Nikollaj" dhe me ritualin e ngritjes së flamujve të Bullgarisë dhe Karllovos, gjatë të cilit do të mirëpriten pjesëmarrësit në marshimin turistik kombëtar “Në gjurmët e Levskit". Në mbrëmje do të zhvillohet mitingu tradiconal solemn me fishekzjarrë.
Idealet e Apostullit të Lirisë Bullgare jetojnë në zemrën e çdo bullgari patriotik. Por përkushtimi i atdheut, ashti siç e ka bërë Levski – me devotshmëri dhe duke sakrifikuar jetën e vet, sikurse është i pamundshëm në botën tonë moderne, ku dominojnë tundimet materiale dhe lufta për pushtet.
Para pak kohe ju takuam me një artist anonim për të cilin Levski është shumë më tepër se një hero i historisë sonë – ju ftojmë të lexoi botimin tonë: Vasill Levski është mision dhe frymëzim.
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..
Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..