Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Herakleja Sintika po vazhdon të zbulojë pasuritë e veta të lashta

Foto: blagoevgrad.eu

Që nga fillimi i stinës së re arkeologjike, e cila ka filluar më 1 qershor, arkeologët u ndeshën me një mori artefaktesh të vlefshme, derisa kanë studiuar qytetin e lashtë Herakleja Sintika, të vendosur në rajonin e vendbanimit Rupite. Midis tyre është një imazh i Aleksandrit të Madh, një imazh i stampuar i një muzikanti, një skulpturë masive mermeri të një demi, një statujë e lidhur me kultin ndaj perëndeshës Mitra,  një mbishkrim nga shekulli i 1, për nder të perandorit Tiberij dhe një statujë e punuar në mënyrë shumë fine e një gruaje të re me gjatësi të plotë. Arkeologët pohojnë se bëhet fjalë për një statujë të  perëndeshës së lashtë greke të fitores Nike, sepse statuja është gjendur në vendin e Akropolit, ku ndodhej vendi i shenjtë i qytetit të dikurshëm. Statuja ka krahë shumë mirë të ruajtur, por koka e saj mungon. Supozohet se ka pësuar dëmtime gjatë pushtimeve të fiseve barbare në fund të shekullit të tretë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD