Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamporovo bëhet një destinacion për turizëm mjekësor

Foto: arkiv

Ski pushimorja Pamporovo prej viteve tërheq turistë jo vetëm gjatë periudhës së dimrit, por dhe gjatë muajve të ngrohtë me spa qendrat e veta moderne, me pishinat në të hapur, si dhe me mundësitë për sport dhe shëtitje me këmbë në malet Rodopi. Por, që nga kjo verë, pronarët e njërit prej komplekseve tona më të njohura malore i dha fillim projektit novator holistik, i cili gërsheton klimatoterapi, terapi pyjore, dieta të shëndetshme, procedura të shërimit, etj. Vëmendja është e drejtuar ndaj shëndetit të sëmurëve kronikë, si dhe shërimit dhe rimëkëmbjes së njerëzve të cilët kanë kaluar sëmundjen e Covid-19. Që nga fillimi i muajit korrik, në një nga komplekset më të njohura vendase u hap një qendër mjekësore, e pajisur me aparaturën më moderne, e cila filloi të punojë me klientë mbi programe të ndryshme për rivendosjen e shëndetit. Të dhënat klimatike të maleve Rodopi janë të njohura prej kohe.  Është saktësuar se ajri aty është i përmbushur me një jonizim negativ, deri më 40 herë më të lartë sesa nëpër qytete, si dhe me fitoncide, të favorshme për sistemin imun. Karakteristike për këtë pjesë të Rodopeve janë ditët e shumta me diell, lagështia e ulët dhe mungesa e mjegullave në zonë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..

botuar më 25-01-05 7.30.PD

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD
Kalaja

Vizitori i parë i vitit në Kalanë e Carevecit u prit me dhurata

Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore)  priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend.  Turisti..

botuar më 25-01-01 5.53.MD