Ilijana Jotova dekoroi fituesit e konkurseve për fëmijë dhe adoleshentë të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit.
“Deklarata se ata që jetojnë jashtë nuk janë të interesuar për Bullgarinë nuk është e vërtetë. Kontaktet me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, iniciativat tona të përbashkëta tregojnë dashurinë dhe kujdesin e tyre të madh për atdheun e tyre. Ne jemi të frymëzuar nga besimi se së bashku - bullgarët në Bullgari dhe bullgarët jashtë, mund të arrijmë ndryshimin e dëshiruar dhe të ndërtojmë një vend modern, të prosperuar dhe të sigurt!”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova.
Qindra fëmijë bullgarë që jetojnë jashtë morën pjesë në tre konkurset e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë – për letërsi, këndim dhe vizatim.
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..