Bullgaria ka përdorur më shumë se 7 miliardë euro nga buxheti i BE -së. Shuma përfshin të gjitha mjetet e paguara në kuadrin e fondeve të ndryshme të BE-së, pasi Bullgaria u bë anëtare e bashkësisë.
Dobriç, Svilengrad, Kostinbrod, Primorsko, Bjalla (rrethi i Varnës) dhe Sozopoll kanë tërhequr më shumë se 2 500 euro për frymë të popullsisë në bashki. Dullovo, Hitrino dhe Bratja Daskallovi kanë përdorur të paktën 105 euro për frymë të popullsisë.
Sipas "Sistemeve të Informacionit për Menaxhimin dhe Monitorimin e Fondeve të KE në Bullgari", Sofja është liderja në tërheqjen e parave nga BE-ja. Kryeqyteti ka përdorur më shumë se 2 miliardë euro në programet e BE -së. Pas Sofjes është rrethi i Plovdivit me 500 milionë euro dhe Bllagoevgrad me 400 milionë euro.
Më shumë mjete evropiane investohet në projektet e transportit publik, infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe të infrastrukturës rrugore.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..