Partia “Ka një popull të tillë” - ITN do të kërkojë mbështetje për projekt-kabinetin e saj me Kryeministrin Pllamen Nikollov nga “Bullgaria Demokratike” dhe “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!”. Kryetari i grupit më të madh parlamentar, Toshko Jordanov, tha se shumica e përparësive të partisë përputhen me temat kryesore për të dy partitë e protestës dhe disa prej tyre me përparësitë e BSP.
“Do të vendosim nëse do të mbështesim projekt - kabinetin vetëm pasi të shohim stafin e Këshillit të Ministrave”, tha Halil Letifov, nënkryetar i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS).
“Nuk mund të flas për një person me aktivitetin e të cilit jam njohur dobët, më mbetet një përshtypje e mirë e biografisë së tij”, komentoi Arman Babikjan nga “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” për BNR kandidaturën e Pllamen Nikollov për Kryeministër. Deputeti Nikollaj Haxhigenov tha se “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” do të mbështesë formimin e një kabineti, por në kushte për politika konkrete.
“Ne nuk jemi të befasuar nga kjo kandidaturë, përderisa partia fituese ka të drejtë të tregojë kandidatin e saj për kryeministër”, tha Kristian Vigenin nga BSP për BNR. Socialistët po diskutojnë mundësinë që javën e ardhshme të ftojnë kryeministrin e propozuar në një takim me grupin parlamentar.
“Të nominohet kryeministër një person që nuk ka profil të qartë politik, nuk ka pozicion politik, kjo nuk është anti sistemit, kjo shkon përtej ... Kjo nuk ka të bëjë me pretendimet për emra që duhet të tregojmë, por të ketë koordinim. Po filloj të mendoj nëse negociatat po mbahen me parti të tjera”, komentoi Borisllav Sandov nga Bullgaria Demokratike në një intervistë për BNR “Horizont”.
“Emërimi i një kandidati për Kryeministër të Bullgarisë në momentin e fundit është një akt politik joserioz”, theksuan nga partia GERB në një pozicion me shkrim për BNR. Sipas saj, veprime të tilla janë një shenjë e paaftësisë kategorike të “Ka një popull të tillë” për të mbajtur përgjegjësi.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..