Këshilli Kombëtar i GERB vendosi që deputetët e tyre të qëndrojnë në sallën plenare dhe të votojnë kundër qeverisë së propozuar nga partia “Ka një popull të tillë” – ITN. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin udhëheqësi i GERB Bojko Borisov.
“GERB-SDS duhet të qëndrojnë sa më larg që të jetë e mundur nga ato parti urrejtjeje që nuk respektojnë vullnetin e njerëzve dhe nuk i trajtojnë ata me respekt”, tha Borisov, duke kujtuar se ITN është me vetëm 0.5 për qind më shumë vota nga GERB në zgjedhjet e 11 korrikut. Partia e Sllavi Trifonov fitoi votën falë votave nga jashtë dhe votimit të detyrueshëm me makinë të imponuar nga Presidenti Rumen Radev, shtoi Borisov. Politikani theksoi se vendi është në kaos dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja do të jetë e papërgjegjshme.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..