Intensifikimi i dialogut me Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë një përparësi që nga dita e parë e qeverisë së përkohshme, tha për gazetën “24 Çasa” Ministri i Jashtëm në detyrë Svetllan Stoev. Qëllimi ynë vazhdon të jetë arritja e marrëveshjeve që do të pranohen nga qeveria e ardhshme e rregullt e Bullgarisë dhe do të shërbejë si bazë për vazhdimin e negociatave me Shkupin.
Për Bulgarinë është e papranueshme që nëpërmjet akteve si rezoluta e miratuar nga parlamenti maqedonas më 29 korrik 2021 të motivohet ose të justifikohet moszbatimi i marrëveshjes dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 2017 për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Stoev është i bindur se asnjë ndërhyrje e palës së tretë nuk është e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis dy palëve.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..