Mirella Demireva u kualifikua për finalen e kërcimit së larti në Lojërat Olimpike të Tokios. Edhe pse me disa vështirësi, mbajtësja e medaljes së argjendtë në Rio 2016 kapërceu normën e kualifikimit prej 195 cm në përpjekjen e tretë. Finalja në disiplinë është të shtunën.
"Kam përgatitur pesë vjet, shpresoj tek përkrahja juaj" - tha Demireva pas kërcimit 195cm, që është arritja e saj më e mirë e sezonit.
Demireva u bë atletja e parë bullgare që hyri në finalet në disiplinën e vet të atletikës në Tokio 2020.
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..