Partia fituese “Ka një popull të tillë” – ITN, nuk do të nënshkruajë marrëveshje me grupet parlamentare, nga të cilat pret mbështetje për formimin e një qeverie, por është e gatshme të vazhdojë negociatat për të përcaktuar përparësitë, tha deputeti Stanisllav Ballabanov. Sipas tij, deklarata e prioriteteve të kabinetit të ardhshëm të ITN, e lexuar dje nga tribuna parlamentare, është një dokument legjitim dhe nuk ka nevojë për marrëveshje me shkrim. Deputeti shtoi se partia e tij është e gatshme të vazhdojë negociatat dhe dera nuk është e mbyllur për askënd. I pyetur nëse është e mundur të formohet një kabinet pa një marrëveshje të nënshkruar mbi politikat kryesore, kryeministri i nominuar Pllamen Nikollov u përgjigj: “Do të shohim”.
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..